25-vjeçari shqiptar u plagos në një shtëpi publike në Gjermani, zbardhet shkaku i sherrit: Bëri debat me rumunin pasi ishte i pakënaqur me…

192
Sigal

4 ditë më parë një i ri shqiptar mbeti i plagosur pas një sherri në një shtëpi publike në Gjermani.

Mediat kanë zbardhur shkakun e sherrit nga i cili mbeti i plagosur 25-vjeçari i cili tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithçka nisi pasi 25-vjeçari shqiptar kërkoi që t’i ktheheshin paratë, pasi ishte i pakënaqur me shërbimet seksuale në shtëpinë publike.
Në debat e sipër, një 21-vjeçar rumun, i cili ishte edhe shoku i prostitutës plagosi me thikë shqiptarin, që tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Për të riun rumun, autoritetet kanë lëshuar një urdhër arresti, pasi akuzohet për tentativë vrasje.
Ndërsa disa persona të tjerë, të cilët u arrestuan ditën kur ndodhi ngjarja janë lënë të lirë.