Dy mandatet e para e shkatërrove artin.Tek i treti! Mos u lodh. Studentët po ikin!

273
Sigal

Osman Mula Regjisor

Askush me mirë se ti nuk mund ta shkatërronte artin në këtë formë. Me kaq prepotencë. Le të lëvdojë gjithë bota, gjithë kancelaritë dhe përfaqësuesit e ambasadave në Shqipëri por, për mua si artist me një karrierë 50 -vjeçare; Ti mbetesh kryeministri me antihuman, antiartist, fyes e shkatërrues me dashje i të gjithë vlerave kulturore kombëtare. Po pse?,- mund të pyesë dikush? Ai është piktor, ka qenë sportist, e si atëhere?! Ju a them unë: Këtu fillon dhe urrejtja e tij. Ai nuk u bë kurrë as piktor as sportist. Ai nuk hapi eksopzitë as këtu as jashtë shtetit. Pikturat e të tjerëve ka shitur! A nuk tha Nano? – “Se me thonj të paprerë e mora nga Parisi! Për sportin nuk po flasim, sepse sa hynte dilte me karton! Po atëhere si u bë politikan!? Urrejtja! Askush nuk e futi sharjen dhe mallkimin si ky. Xhelozia, vetmia, larg shoqërisë, i etur për të qenë protagonist për gjithçka e për të kapur majat pa asnjë dite pune dhe sidomos përkrahja, që i dhanë qarqet e majta të lindjes dhe perëndimit. E instruktuan, e përgatitën dhe e sollën në Shqipëri së bashku me një grup të rinjsh për të ndërtuar platformën e një shoqërie të hapur. E ngritën si strukturë me godina, me investime, me financa të larta, me bursa duke ndërhyrë në të gjitha dritaret e demokracisë së brishtë, por me shumë djallëzi! Morën O.J.Q, partinë dhe më vonë shtetin. Sapo u bë ministër i Kulturës nxiti konfliktin, me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit ku u futën në grevë urie artistët. As që i dëgjoi se çfarë kërkonin. U tall me to. Rrinte te kati i tretë e shihte në dritare marshimin e artistëve. U ngritën këto injorantë, këto plehra e po kërkojnë të drejta. Hiqini nga puna. Dhe ashtu ndodhi. Me vonë si kryetar bashkie i kaloi Teatrot dhe Estradat në varësi të bashkive. Menjëherë prishi Estradën e Tiranës me 80 punonjës që çdo natë jepnin shfaqje. U shuan aktorë e këngëtarë, e s’u kujtua askush për to! Rrogat u ulën, interesi ra. Atëhere e mori përsipër varietenë e mirëpaguar nga Rama duke e bërë shfaqjen fund e krye të politizuar. Duke e fyer dhe anatemuar veriun, duke sharë atdheun për ” modernizëm” e duke puthur gjithçka për servilizëm. Filloi t’i afrohet teatrit t’i merrte hapësirat për pallate. Nxorri teorinë e teatrit të amortizuar, por jo kompleks arti, si stadiumi që ndërtoi kullë biznesi brenda. Kjo betejë filloi që me trupën e hershme ku i përmendi Violeta Manushit breket. Ashtu veproi dhe kur u bë kryeministër. Dhe në projektet që i bënë arkitektët nga jashtë shikonim vetëm pallate. U mblodhën aktorët: mbajtën qëndrim. Por, ai shpejt filloi t’i shantazhojë, i pagoi dhe: ata që ishin kundra i quajti antivlera Dhe në ora 3 të mëngjesit dërgoi policinë e grupet e gatshme në Teatrin Kombëtar dhe si bisha i nxorrën artistët me shkopinjtë e gomës.Të gjithë e kujtojmë skenën kur një artisti të ri i shkelën kokën me këmbë. Pra veproi dhe fitoi urrejtja e tij me shumë kënaqesi. Çuditi botën! Por ato që e vunë,- i thanë: Vazhdo se jeni mirë. U ngrit opozita dhe tha: do kaloni mbi trupat tanë. Dhe jo që nuk bënë asgjë, por harruan dhe misionin: bashkë me teatrin humbi dhe drama shqiptare. Asnjë komedi, asnjë opera dhe balet nuk u shkruajt! Humbi filmi dhe pse ka shkolla artistike ku dalin me dhjetra regjizorë,koreografë,dirigjentë. Por drama vazhdon. Atë ditë kur studenti del në skenë për të mbrojtur diplomën dhe familja i dhuron një tufe me lule: sapo i diplomuari kthehet në shtëpi u thotë prindërve: “Ju gëzova që mbarova shkollën, por do iki ku të mundem se këtu nuk rrihet. Nuk kam ku të punoj, se skena nuk ka. Do provoj emigracionin: të lajë pjata, dhe pastaj shohim. Zoti e din! “.E kështu ndodh se punë nuk gjen, e po gjete 250 £ merr. E çdo bësh me to?? Aq marrin aktorët që kanë 30 vite  punë. Turp!! As festival drame, as festival estradash, as festival filmi shqiptar. se nuk prodhohet. Kosova doli nga lufta e merr pjesë çdo vit në festivalet ndërkombëtare të filmit. Ndërsa ne askund!!?

Dhe Ministria e Kulturës del në darkë dhe thotë: Zbuluam një gur në Butrint. Pse për atë gur je ministre!?? Ti je për politikat e shtetit që të promovohen vlera dhe elita. Gurin lerja Neritanit se ai është për atë punë. Ti organizo institucionet kombëtare që janë inegzistente. Një shembull: Praga ka 30 teatro që japin shfaqje. Në çdo qytet Italian ka teatro të operas me buxhete të rregullta. Dhe bota artistike e njeh emigracionin, por ai nuk shkon të lajë pjata në taverrnat e botës. Shqiptari që të shesë CD e tij, duhet të ketë të drejtën e autorit. Kënga popullore dhe muzika e lehtë ka prekur fundin me tallavanë. Dhe që të realizosh një recital duhet të trokasësh në bashki, të kesh tesër partie dhe patjetër të ftohet kryetari që të flasë për sukseset e qeverisë. Bile të ftosh shefin e madh dhe të sillesh mirë siç do ai! Dhe e gjitha kjo vjen nga paaftësia e drejtuesve pa këshilla artistike e menaxhere që kanë përvojë ,por me militantë partie që kryefjalë kanë Edi Ramën .Ai të jetë mirë! Skënderbeu yëi. Ai ‘ti japë dritë botës me projektet për Shqiëerinë e hapur deri në vitin 200150. Sot Shqiëria s’ka kulturë, s’ka art kombëtar: ka familje të traumatizuara me një partiturë shoqërore që po të shkruhej me nota do të ishte vepra me e marrë në botë!! E ç’duhet zanati i artistit?? Merru me politikë. Milioner bëhesh pa një ditë pune. Dhe me të drejtë disa thonë: “Atë që putha u pendova. Me t’pyshtymin mirë punova. Kam shtëpi në Tiranë e Durrës me dyqane në Fier e në Kukës”. Pra ku shkuan ëndrrat e rinisë: përkushtimi i të rinjve që nuk e shohin të ardhmen në atdheun e tyre. Dhe me teatrin e kukullave të doli punë o Edo! Po bëje muze të paktën që të vijmë e të shohim ata burra të kombit. Enverit ia bëre dhe poturet ia vure, ku nganjëherë i vesh dhe vete!! Mos u lodh me rrejt ma z.Kryeministër. Hypi avionit siç po bën: para ke,shetit në botë: jepi mend perëndimit me Ballkan i Hapur dhe mos u shqetëso që e quajnë qeverinë  tënde më të korruptuarën nn rruzull. Në daç vendos burra e gra në qeveri. As nuk i njeh kush, as emrin nuk ia dinë, as profesionin që ti i katapultove, por një gjë është e sigurtë: i gjithë kabineti do marrë shtëpi te pallatet që do ndërtohen mbi teatrin kombëtar. Kur u nda nga jeta një shok i imi artist me pat thënë: “Kur isha në burg -Spaç, në qendrën e zërit vinin një këngë me çifteli e riprodhuar 10 herë dhe llogarite ta dëgjosh atë 16 vjet. Dhe unë ta sugjeroj ty z Rama atë kasetën që vendose në 2 mandate me suksese vendose dhe tek i 3-ti në daç dhe tek i 4 -ti, se shqiptarët po ikin.