Kina tronditet nga një tërmet i fuqishëm, deri tani 6 të vdekur, shkatërrohen mijëra shtëpi

419
Kina është tronditur sot nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka prekur zonat rurale në Xinjiang. Nga tërmeti deri tani raportohen 6 të vdekur, ndërsa mijëra shtëpi janë shkatërruar. “Shumë shtëpi tradicionale, kryesisht të banuara me vendas nga Uighuri, u shembën kur një tërmet prej 6.4 shkallëve goditi një territor prej 160 kilometrash në veriperëndimin e qytetit jugor Hotan”, raportuan zyrtarë të emergjencës. Ministria e punëve civile shtoi se së paku 3,000 shtëpi ose u shembën ose ishin të dëmtuara, dhe 1,000 tenda u dërguan në këtë regjion. Agjencia e lajmeve Xinhua pohoi se numri i të lënduarve ishte rreth 50. Mbledhja e shumë njerëzve në një vend gjatë një tërmeti, mund të sjellë një katastrofe, por, fatmirësisht, në këtë termet u gjenden relativisht pak njerëz, raporton qendra e studimeve të tërmeteve në Kinë.
Sigal