Vijojnë operacionet antikanabis në Shkodër, asgjësohen 6138 rrënjë në 24 parcela

420
Policia e Shkodrës vijon operacionet antidrogë ku ka mundur të asgjësojë 6138 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa në 24 parcela të ndryshme. Konkretisht, në vendin e quajtur “Kroi i Dervishajve”, në fshatin Mazrek, komuna Gur i Zi, në Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar 14 parcela me gjithsej 1030 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Në vendin e quajtur “Lejthizë”, në fshatin Palaj, komuna Shosh, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 3 parcela me 4300 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Në vendin e quajtur “Logu i Shtogut”, në fshatin Ducaj, komuna Shosh, në Malësi e Madhe janë gjetur dhe asgjësuar 7 parcela me 733 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Në vendin e quajtur “Murg”, ne fshatin “Buzhal”, në komunën Qelëz janë gjetur dhe asgjësuar 75 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Ndërkohë, policia po punon për identifikim dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Sigal