DETAJET/ U vetëvar në magazinën e shtëpisë, si gjeti vdekjen 20-vjeçari

499
Detaje te reja pas lajmit tragjik kur një 20-vjeçar u vetëvra ne banesën e tij në fshatin Bishan ne Fier. Kanë qenë familjarët ata që panë djalin e tyre, i cili kishte varur veten. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin e identifikuar vetëm me inicialet SH.V, i cili më pas ka ndërruar jetë. Familjarët e transportuan për ndihmë mjekësore, por rrugës për në spital i riu gjeti vdekjen.
Nuk dihen ende shkaqet që e çuan atë të marrë vendimin ekstrem. Burimet nga hetimi tregojnë se djali është larguar pak minuta nga shtëpia dhe më pas kur familjarët kanë vënë re mungesën e gjatë të tij, kanë nisur ta kërkojnë.
Ata e gjetën në magazinën që shërbente për punë të ndryshme e mbajtje mjetesh, të varur me litar. Menjëherë kanë lajmëruar Urgjencën dhe Policinë, por rruga e gjatë nga fshati Bishan deri në spitalin e Fierit, ka bërë që i riu të humbasë jetën rrugës, duke mbërritur në spital i pajetë. Familjarët nuk kanë vënë re asnjë sjellje të dyshimtë tek i riu.
Sigal