Hetimi i DEA-s, prokuroria dërgon në gjykatë dosjen e Elvis Roshit

759
Prokuroria e Tiranës njoftoi se dërgoi në gjykatë dosjen e ish-kryebashkiakut socialist të Kavajës, Elvis Roshi. Hetimi mbi Roshin nisi në qershor. 2016 nga aktet e përpiluara nga Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Prokuroria regjistroi procedimin penal dhe mbylli afërsisht pas 22 muajve hetimin për të. Sipas organit të akuzës, Elvis Rroshi ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij, të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dhe dëbimeve, në Itali, Zvicër dhe Gjermani dhe ka falsifikuar dokumente, shqiptare dhe të huaja. Sipas hetimeve, në vitin 2015, Agjencia Amerikane e Luftës Kundër Drogës DEA, informoi autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, por nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Prokuroria thotë se për Roshin po kryhen hetime edhe në Zvicër. Por pavarësisht se Roshi u gjet nga prokuroria me shkelje dhe u çua për ndjekje penale, ai qëndroi në detyrë deri në dhjetor të 2016-ës, kur qeveria mori vendim për shkarkim e tij gjashtë muaj më vonë. Elvis Roshi ankimoi edhe në Gjykatën Kushtetuese, por vendimi ishte në disfavor të tij dhe të tetë gjyqtarët votuan kundër.
Sigal