Metës: Fondi për Veriun për emergjenca vetëm 80 milionë euro në vit sa një ditë në inceneratorin e Tiranës

87
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat, deklaroi se Shkodra u përmbyt pasi hidrovoret nuk ishin në punë pasi mungonte energjia elektrike.

“Përmbytja ishte ngjarje e paralajmëruar. Tashmë 1685 ha në bashkinë e Shkodrës të përmbytura, qindra e mijëra shtëpi të rrethuara nga uji, shumë familje të bllokuara, ndërkohë që bashkia e Shkodrës dhe autoritetet vendore nuk u lajmëruan sipas ligjit. Në Shkodër Hidrovoret s’kanë qenë në punë për mungesë të energjisë.

Në Lezhë 1300 ha të përmbytura. Kjo situatë kritike është dhe në fushë-Krujë, 150 Hektarë në Mullqinë dhe Mallkuç. Natyrisht nuk mund të ngelej jashtë përmbytjeve dhe Durrësi, me zonën e ish-Kënetës dhe qendra e betonizuar e këtij qyteti, te Veliera.

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe kur fondi vjetor i Bordit të Kullimit për Shkodrën, Kukësin dhe Lezhën është 80 milionë euro në vit. Është aq sa vjedh vetëm për një ditë inceneratori i Tiranës, që nuk ekziston. Dëmet llogariten në qindra milionë euro”, tha Meta