Dëbimi i diplomatëve gjermanë, Merkel i drejtohet Rusisë: I padrejtë, jemi gati të…

204
Sigal

Kancelarja Angela Merkel, ka dënuar dëbimin nga Rusia të diplomatëve gjermanë.

Merkel e konsideroi këtë veprim nga Rusia si “një largim i mëtejshëm i Moskës nga shteti i së drejtës”.

“Ne e konsiderojmë këtë dëbim të padrejtë”,  tha kancelarja Merkel.

Ajo shtoi se Gjermania ishte gati të vazhdonte sanksionet ndaj Rusisë, përfshirë edhe kundër individëve të caktuar, por tha se ishte një “detyrë diplomatike” të mbante të hapura kanalet e komunikimit me fqinjin e madh lindor të Evropës.

Rusia njoftoi dëbimin e diplomatëve nga Suedia, Gjermania dhe Polonia, duke i akuzuar ata për pjesëmarrje në protesta të paligjshme muajin e kaluar, kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.