Katër të infektuar me koronavirus në burgun Dozza në Bologna, mes tyre tre punonjës të shëndetisë dhe një roje

294
Sigal

Tre punonjës të shëndetisë dhe të paktën një roje burgu në detyrë në burgun e Dozzës në Itali  janë infektuar me koronavirus.

Lajmet kanë qarkulluar në ambientet burgu për të paktën 36 orë dhe po krijojnë një alarm të konsiderueshëm midis agjentëve dhe të ndaluarve.

Pas lajmit për përhapjen e koronavirusit në burgun e Bolonjës, një roje burgu ka thënë: Kontaminimet dhe siguria, situata është dramatike.

Sipas rezultateve të nxjerra nga analizat për COVID-19 3 prej  personelit të stafit kanë dalë  pozitivë.

Saktësisht një mjek dhe dy infermierë. Njëri prej tyre është shtruar në spital, në një tjetër kishte vetëm ethe, ndërsa personi i tretë ishte plotësisht asimptomatik.