Ndahet nga jeta Fatos Voshtina në moshen 91 vjeçare

695
Sigal

NOFTIM DËSHPËRUES

Njoftohemi me hidhërim, se diten djeshme, dt 21 Mars 2020, në shtëpinë e tij në Tiranë, ndërroi jetë natyrshëm, në moshën 91 vjeçare, miku ynë i dashur, kapiten marine i rangut të parë (kolonel) FATOSH VOSHTINA. Varrimi bëhet sot ora 13, në kushtet e karantinës totale të corano-virusit. Ceremonia normale mortore do bëhet në rastin e parë të mundshëm. I shprehim ngushëllimet familjes (vajzës, djalit dhe pasardhësve).
Nga miqtë e tij vlonjat, shumëfish të pikëlluar.

FATOSH VOSHTINA NË 90 VJETOR
Nga Luan Çipi
Jemi mbledhur sot, zgjedhur si me dorë,
Për një rast të rrallë, për një ditë të çmuar
Ky, Fatosh Voshtina, i lindur në Vlorë,
Nëntëdhjetë pranverat i ka tejkaluar.

Lagjja e tij e hershme, quhet Topana,
Dikur, në ato anë, kish pllakosur brenga,
Për katër heronjtë, gjëmonin kambana,
Trimëri legjendash, s’kish të reshtur kënga.

Ndaj djaloshi ynë, mbushur frymëzim,
Malit për liri doli partizan,
Me pushkën në krahë, trimëri, guxim,
E ndoqi armikun tej kufijve tanë.

Prirë e përkushtuar me artin ushtarak
Trimoshi, vazhdoi Shkollën Skënderbe,
Kalon me guxim çdo barrierë e prag,
Oficer i denjë, për Shqipërinë e Re.

Student për shumë kohë, gati për dhjetë vite
Universitete e kurse n’Bashkimin Sovjetik,
Inxhinieri për dete, në shkencë e dije u rrite,
Mjeshtër i mirënjohur, në Adriatik.

Mbërritën nëndetëset dhe baza lundruese,
Gjiri i Vlorës mbushur me dhjetëra anije,
Rimorkiatorë, skafe e katra siluruese.
Ti jepje e merrje dhe në krye rrije!

Bashkë me Sovjetikët një kala ndërtuat,
Shpejt flamuri ynë u valëvit n’ Mesdhe,
Po lakmitë e tyre s’kishin të shteruar…
Ia treguat vendin: gjithçka për Atdhe!

Ngele ndër vite, për shumë dekada
Drejtues ushtarak, në tokë e në dete,
Të ndrinin në gjoks grada e dekorata,
Ti veç modestinë e mbaje për vete.

Kolonel me emër, dole në pension,
Por edhe atje, kurrë s’ u rehatove
Katër libra radhë shkrove me pasion,
Në disa aksione me sukses punove.

Ne, shokët nga Vlora, me ty përherë rrimë,
Të kemi në krye, oazë diturie,
Rrofsh Fatosh Voshtina, me nderim e sqimë,
Qenie e përsosur, burim mirësie!