Kapet sasi rekord droge në Oqeanin Paqësor, sekuestrohen 8.3 ton lëndë narkotike, si u zbuluan trafikuesit

Një sasi rekord me 8.3 ton drogë u sekuestrua ditën e djeshme në Oqeanin Paqësor nga autoritetet e Meksikës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se marina ushtarake e Meksikës, njoftoi dje sekuestrimin e 8.3 tonëve drogë, një sasi rekord e kapur në Meksikë në operacion detar.

NOA

Vlera e sekuestruar arrin në 2.099 miliardë pesos (134.5 milionë euro), thanë autoritetet zyrtare një deklaratë, pa specifikuar llojin e lëndës narkotike.

2

“Kjo është sasia më e madhe e drogës që është kapur gjatë një operacioni detar”, thuhet në deklaratë.

Konfiskimi u bë në jugperëndim të qytetit të Lazaro Cardenas, në shtetin e Michoacán , në bregun perëndimor të Meksikës .

Gjatë operacionit, Marina ushtarake sekuestroi gjashtë varka, ndërsa në pranga ranë 23 persona.

3

Sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e Meksikës, me 23 ton kokainë kolumbiane , është zhvilluar në nëntor të vitit 2007.

Për dekada, Meksika ka qenë qendër për kontrabandën e drogës në Amerikën e Veriut, një aktivitet që shumë kartele po luftojnë për ta kontrolluar.