Kanadaja kërkon 450 mijë emigrantët për 2017

 

NOA

Aplikimi si Indipendet
Immigrant/Skilled Worker, mënyra më e mirë për emigrim

 

Kanadaja ka hapur dyert për
emigrantët, duke rritur numrin e tyre në vitin 2017. Kjo u bë e ditur nga
Ministri i Emigracionit, John McCallum, i cili kërkoi që të rrisë numrin e
emigrantëve vitin e ardhshëm, duke e çuar atë në 300, me qëllim rritjen
ekonomike të vendit. Por kjo nevojë për emigrantë, sipas tij lind edhe për
shkak të plakjes së popullsisë vendase. Duke folur me gazetarët pas paraqitjes
së raportit të tij vjetor në parlament, ministri tha se ky objektiv i ri hedh
themelet për rritjen e ardhshme. Kanadaja është një nga shtetet që ka pranuar
një numër të konsiderueshëm emigrantësh. Objektivi i mëparshëm nga viti 2011
deri në vitin 2015 ishte 260,000, por u rrit në 300,000 këtë vit, për shkak të
asaj që McCallum e ka quajtur “rrethanat e veçanta” të krizës së refugjatëve
sirian. Këshilli i ekonomisë ka rekomanduar rritjen e nivelit të emigracionit
duke e çuar në 450 000 gjatë 5 viteve të ardhshme, por McCallum sot për sot e
ka refuzuar këtë objektiv. “Ky numër mund të jetë i mundshëm në një datë të
ardhshme, por sigurisht jo për vitin 2017”, tha ai. Si target për të hyrë në
2017, Kanadaja ka ata që futen në klasën “ekonomike”, ku kërkohen punonjës të
kualifikuar, biznesmenë dhe kujdestarë , 172,500 nga 160,600  që ishte më parë. Në klasën e familjes,
bashkëshortët, parnerët, fëmijët, prindërit dhe gjyshërit, 84,000 nga 80,000.
Kohët e fundit qeveria është e angazhuar për të sjellë edhe refugjatë të
persekutuar nga gjenocidi i ISIS. McCallum tha se masa të tjera do të shpallen
në një datë të mëvonshme.

 

Hapat dhe dokumentacioni për
emigrim në Kanada

Aplikimi si Indipendet
Immigrant/Skilled Worker është një nga mënyrat për emigrim në Kanada. Këto faqe
shpjegojnë procesin e aplikimit si Independent Immigrant për rezidencë të përhershme
në Kanada si dhe përmbajnë informacion mbi kriterin e seleksionimit dhe të vlerësimit
për tu kualifikuar si aplikant. Imigracioni Kanadez për të vlerësuar emigrantët
e mundshëm përdor sistemin e vlerësimit me pikë për secilin faktor të mëposhtëm.
Vetëm duke u bazuar në pikët që do të mblidhni do të vendosin nëse mund të
aplikoni.

Vlerësimi me sistem i pikëve

Faktorët kryesorë për vlerësimin
me sistemin e pikëve janë:

– Mosha.

– Niveli i arsimit.

– Vlerësim për edukimin e nevojshëm
për profesionin tuaj (ETF).

– Profesioni që do të ushtroni në
Kanada.

– Eksperienca (vite) në
profesionin që keni.

– Aftësia në anglisht apo frëngjisht.

– Faktori demografik (I përcaktuar
8 pikë).

– Aftësia për tu përshtatur/integruar
në Kanada.

– Të afërm në Kanada.

Përsa i përket pikës së parë moshës,
personat në moshën 21 deri 44 vjeç marrin pikët maksimale. 10 pikë.

Përsa i përket arsimimit:

– 18 pikë ata që kanë Master apo
PH D grade.

– 15 pikë personat që kanë kryer
universitetin.

– 13 pikë ata që kanë mbaruar të
paktën një vit universitet.

– 10 pikë për ata që kanë mbaruar
vetëm gjimnazin apo shkollë të mesme profesionale.

Pra 18 pikë janë pikët maksimale
që mund të merren, por 15 pikë është i kënaqshëm.

Për vlerësimin e arsimimit të kërkuar
për profesionin tuaj (ETF).

Përcaktimi i pikëve bëhet në bazë
të profesionit që keni dhe vlerësimi është bërë nga “Human Resources Canada
Center”.

Profesioni që do të ushtroni në
Kanada: Vlerësimi me pikë për profesionin është i përcaktuar në një listë të përcaktuar
që quhet: “General Occupation List”.

Eksperienca e punës: Vlerësimi në
pikë bëhet në varësi të pikëve që merr profesioni juaj në listën e përcaktuar të
E.T.F. psh në se profesioni Arkitekt merr 15 pikë në ETF listë, për një vit
pune merr 2 pikë, për 3 vjet 6 pikë e kështu me radhë.

 

Dokumentet shoqëruese të
formularit

 

Dokument që vërteton identitetin
dhe gjendjen tuaj civile: certificatë martese, certifikate lindje, cerifikate
divorci… Nëse gjatë procedimit të aplikimit apo marrjes së rezidencës, gjendja
juaj civile ndryshon, duhet njoftuar ambasada ku do të zhvillohet aplikimi.

Informacion mbi fëmijët: si
certifikatë lindje apo adoptimi dhe dëshmi që vazhdojnë studimet nëse janë 19
vjeç e sipër. (Origjinale).

Për cdo ndryshim të përbërjes së
familjes suaj gjatë procedurës, duhet njoftuar ambasada ku do të zhvillohet
aplikimi.

* Pasaportë ndërkombëtare tuajën
dhe në qoftë se aplikohet të bashkëshortes suaj si dhe dokument udhëtimi për fëmijët.

* Provë nëse keni ndonjë të afërm
apo të njohur në Kanada si fotokopje të pasaportës kanadeze apo dokumentit të
rezidencës ose korrespondencë.

*Diplomë fakulteti dhe gjimnazi,
apo specializimi. (origjinale ose kopje të përkthyera në anglisht dhe të
noterizuara).

*Referenca nga qendrat tuaja të
punës që tregojnë kohën e punësimit, karakterin e punës dhe përgjegjësinë e
pozicionit tuaj.

Referencat duhet të jenë
origjinale dhe të firmosura nga punëdhënësi.

* Dokument që tregon se ju keni
dhe do të keni në ditën e hyrjes në Kanada, të ardhura të mjaftueshme për të
siguruar vehten për tre muajt e parë.

* Certifikatë të policisë
(origjinale) për ju apo cdo pjestar të familjes mbi moshën 18 vjeç.