Basha: Stabiliteti i Shqipërisë, në rrezik; Rama po bllokon integrimin e vendit

438
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin e vendin Edi Rama se po tenton të prishë zgjedhjet e lira në vend. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha tha se Rama e ka bërë “drogën” pjesë të projektit të tij politik “me qëllim kapjen dhe prishjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Kryetari i opozitës u shpreh se mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, situata me drogën dhe moszbatimi i ligjit për dekriminalizimin, janë kthyer sot në pengesën numër 1 për avancimin e Shqipërisë në rrugës drejt anëtarësimit dhe BE dhe hapjen e negociatave.

“Mediat më prestigjioze të botës, institucionet ndërkombëtare, mediat shqiptare, opozita dhe qytetarët shqiptarë ngrenë alarmin e madh për shndërrimin e Shqipërisë në një narko-Republikë”. Kapen mesatarisht 5 ton drogë në jave, por Rama u përgjigjet duke bërë avokatinë e drogës. Diku duke justifikuar e dikur duke u përpjekur të ulë shifrat e drogës së kapur. Në vend të ishte më i shqetësuar për situatën e drogës, ai e fsheh situatën. Rama nuk është pjesë e zgjidhjes, por është pjesë e problemit, madje është vetë problemi. Nuk e kam fjalën si konsumator, apo i dashuruar me drogën, por për faktin se e ka drogën si pjesë e projekti politik për të kapur dhe për të prishur zgjedhjet ardhshme. Ndaj ne luftën ndaj këtij fenomeni e kemi në qendër të betejës sonë politike.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, lufta kundër drogës, dhe zbatimi i ligjit për dekriminalizimin, janë me rëndësi. Dhe moszvatimi i tyre janë kthyer sot në pengesën numër 1 për avancimin e Shqipërisë në rrugës drejt anëtarësimit dhe BE dhe hapjen e negociatave.

Edhe tek zbatimi i ligjit të dekriminalizimi, edhe tek çështja e drogës, apo të zgjedhjet e lira dhe të ndershme, aktori që mban këto të treja të lidhur me njëra –tjetri, dhe pengesa kryesore është Edi Rama.
Ai është pengesë për çdo gjë në këtë vend, për ekonominë, për shëndetësinë që përballet çdo ditë me krime. Si ky i fundit ku ia japin 1.7 mln lekë koncesionarit të check-up për kontrolle që nuk janë bërë asnjëherë.

Të identifikosh median si problemin e vendit, pasi ke identifikuar opozitën, do të thotë të identifikosh popullin si problemi, dhe kjo është faza që tregon rënien politikisht e moralisht.
Kërkojmë ndërgjegjësim kombëtar e ndërkombëtar, pasi Shqipëria nuk mund të ecë përpara pa zgjidhur problemin për zgjedhje të lira e të ndershme.

Droga në Shqipëri nuk ra nga qielli, por është projekti i Ramës për të prishur zgjedhjet e lira e të ndershme. Synojmë t’i japim zgjidhje situatës, të largojmë krye problemin dhe t’i japim mundësinë shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.

Cilët janë faktorët brenda PS që i bashkohen kësaj aleance?
Nuk jemi këtu për të thënë në emra të përveçëm ata faktorë që pohojnë çdo ditë atë po ndodh ën vend. Pasi me Ramën Shqipëria nuk mund të shohë më asnjë ditë të bardhë. Shqipërisë i mohohen zgjedhjet e lira e të ndershme.

Ju thatë se Rama ka mashtruar se Merkel i ka dërguar letër?
Merrni thelbin e asaj që thash dhe do e shihni se kam qenë i qartë..

Besoni që këto që kërkoni ju të jenë kushte për marrjen e rekomandime?
Se çfarë bindeje dhe çfarë besoj un e shpreha qartë. Peshën kryesore e kanë shqiptarët dhe PD po ashtu. Jma i bindur se asnjë faktor i ndërgjegjshëm siç janë SHBA dhe BE nuk do ndaj qëndrim tjetër për të ardhmen e Shqipërisë.

Ç’mund të na thoni në lidhje me deklaratën për koalicionin me LSI?
Shiko këtu ka një interes të madh. Nuk arrij ta ndaj pasi ka interes gazetaresk por edhe tabliod. Por ka keqpërdorim të deklaratave të deputetëve të PD. Në një beteje ndaj krimit është i thirrur kushdo që nuk është pjesë e drogës. Është i thirrur kushdo, për këtë betejë për të ruajtur zgjedhjet e lira e të ndershme. Ky është kufiri që ndan dy lloj forcash, bardhë e zi. Kush e konsideron veten pjesë e krimit, do qëndroj në anën e zezë dhe do përballen me qytetarët. Isha shumë i qartë dhe unë dhe Zoti Paloka. Ku kërkoj që të respektoni edhe ju qëndrimin e plotë të PD.
Koalicionet elektorale janë një çështje tjetër.”, tha Basha.