Kabul – Komando e armatosur sulmon spitalin ushtarak, 2 të vdekur

449
Të paktën dy persona mbetën të vrarë dhe 12 të tjerë u plagosën, pasi persona të armatosur sulmuan një spital ushtarak në Kabul, i cili gjendet afër ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Sulmuesit janë përleshur me policinë në brendësi të ndërtesës kanë thënë zyrtarët dhe dëshmitarët.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrotjes, Dawlat Waziri, deklaroi se një numër i panjohur i personave të armatosur kanë hyrë në spitalin Sardan Mohammad Daud Khan, pas një shpërthimi.

Spitali ushtarak është afër dy spitaleve të tjera civile në zonën Wazir Akbar në Kabul të Afganistanit.

“Sulmuesit janë në katin e dytë dhe të tretë të spitalit dhe momentalisht është duke u zhvilluar një betejë e armatosur”, ka thënë Waziri.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka dënuar sulmin gjatë një fjalimi për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke e quajtur “sulm mbi të gjithë popullin afgan”.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por ngjarja vjen në kohën kur talibanët nisin ofensivën e tyre vjetore të pranverës.

Zona përreth spitalit është bllokuar nga forcat e sigurisë afgane, ndërkaq helikopeterët janë duke patrolluar nga ajri.
Sigal