37 të vdekur në aksidentin e avionit ushtarak në Indonezi

489
Të paktën 37 vetë kanë mbetur të vrarë në Indonezi, pasi një avion ushtarak u rrëzua në zonën rezidenciale të qytetit Medan.
Zyrtarët konfirmuan se avionic u rrëzua mbi dy shtëpi, ndërsa një makinë aty pranë shpërtheu duke krijuar një vatër zjarri në zonë.
Zëdhënës të ushtrisë deklaruan se avioni u rrëzua pak minuta pasi ishte nisur, ndërsa konfirmoi që në bord ndodheshin të paktën 12 vetë, pjesë e personelit. Shkaku i incidentit mbetet ende i panjour.
Autoritetet kanë nisur operacionin e rikuperimit të trupave të pajetë dhe shpëtimit të të mbijetuarve të mundshëm, pasi ka raportime që në godinat aty pranë ka njerëz të bllokuar.
Sigal