Masakra e Parisit, vajza kamikazë lajmëroi të atin për sulmet dhe i kishte dhënë lamtumirën

418
Sigal

Hasna Ait Boulahcen kishte lajmëruar babanë e saj për sulmet terroriste që do të kryente në Paris.

Terroristja, e cila pak ditë më parë humbi jetën gjatë aksionit blic në Saint Denis kishte njoftuar të atin, Mohamed për shpërthimet kamikaze që do të kryente. Pasi e kishte përshëndetur dhe i kishte dhënë lamtumirën, 26 vjecarja i kishte thënë se ishte gati për të kryer shpërthimin në Paris për të “mbrojtur” vëllezërit e saj.
Rreth 2 muaj më parë Hasna u ndalua dhe kontrollua në aeroportin e Marokut, Marrakesh por që u lirua menjëherë.
Plot tetë javë më pas ajo sakrifikohet në emër të ISIS-it, me lekët e të cilëve i kishte blerë dhe një shtëpi familjes së saj.
I ati, Mu Mohamed e kishte mohuar, që në momentin kur kishte marrë vesh, që vajza e tij do t’i dedikohej shtetit Islamik dhe martirizimit.
“Kur morëm vesh për vdekjen e Hasnas u mërzitëm shumë dhe qamë për të, por nuk u habitëm sepse e dinim që do të përfundonte kështu”- ka thënë një kushëriri i saj që jeton në Marok.
“E quanim” “crazy woman” vajzë e çmendur sepse ajo adhuronte muzikën dhe i pëlqente shumë të kërcente. Por një ditë erdhi tek ne e veshur me të zeza deri në dhëmbë dhe nuk ishte më e njëjta”- përfundoi ai.