Tunelet e ushtrisë në Librazhd e Elbasan u boshatisën 1 vit më parë, tani janë bërë “depo” helmesh kimike

1091
Nga Lindita MALO
Pasi u “pastruan” nga armatimet e municionet, dyshohet se atje u groposën qindra ton helme e mbetje kimike 
Në muajin mars-qershor 2016, dhe gusht-tetor 2016 nga tunelet e Elbasanit, Labinotit, Qukësit, Xibrakës, Librazhdit, Përrenjasit, u larguan qindra e qindra tonë me armatim dhe municion luftarak, ndërkohë që pas çdo boshatisjeje të çdo tuneli, bëhej edhe kyçja e tij hermetike, nga persona të panjohur nga ushtarakët e Komandës së Elbasanit

Një tjetër burim i sigurt, tha se “edhe mbyllja e galerive të disa minierave në Përrenjas, mbetet një tjetër shteg abuzimi nga ku mund të jenë groposur mbetjet e rrezikshme kimike të ardhura nga Italia nëpërmjet Portit të Durrësit

Prej disa muajsh gazeta “Telegraf” ka dhënë alarmin, bazuar në deponimet e një ushtaraku nga Elbasani, se “shpejtësia me të cilën tunelet e Labinotit, Librazhdit, Qukësit dhe Përrenjasit po boshatiseshin nga një urdhër i Ministrisë Mbrojtjes, është i çuditshëm, pasi ditën dhe natën, vijnë kamionë 10-15 dhe 20 tonësh, ngarkohen me armë, municione dhe pajisje të tjera luftarake dhe nuk dihet se për ku nisen, demontohen, shiten apo groposen, nuk ka informacion, nuk ka transparencë”. Gjithë këto shqetësime dhe denoncime të ushtarakut nga Komanda e Elbasanit, mediat kanë mbi 7-8 muaj që i kanë botuar dhe i boton, për faktin e vetëm, për të vërtetuar me fakte shkatërrimin deri në tullën e fundit edhe të atyre pak aseteve të mbetura të ushtrisë, siç janë tunelet e ndërtuara me gjakun dhe djersën e qindra e mijëra ushtarëve dhe oficerëve në 45 vjet. Në muajin mars-qershor 2016, dhe gusht-tetor 2016 nga tunelet e Elbasanit, Labinotit, Qukësit, Xibrakës, Librazhdit, Përrenjasit, u larguan qindra e qindra tonë me armatim dhe municion luftarak, ndërkohë që pas çdo boshatisje të çdo tuneli, bëhej edhe kyçja e tij hermetike, nga persona të panjohur nga ushtarakët e Komandës së Elbasanit. Fillimisht u përhap një thashetheme se “kishin dorë ndoshta kapot e hashashit”, apo edhe se “qeveria do ti përdorte për punët e saj”, dhe gjithçka u qartësua ndoshta pas lajmit të keq të mediave të huaja se “në Shqipëri janë groposur qindra kontejnerë me mbetje e lëndë kimike të ardhura nga Italia”. Ky lajm padyshim ka ngritur prej disa ditësh shqetësimin tek çdo shqiptar, dhe padyshim edhe tek ata ushtarakë që me një pagë qesharake, të gjendur nën presionin e militantizmit të Rilindjes, po punojnë si skllevër duke boshatisur dhe pastruar me duart e tyre tunelet e shumta të ushtrisë që gjenden në male dhe kodrat e asaj zone. Një tjetër dyshim që hedh dritë mbi veprimtaritë e paligjshme të institucioneve të kësaj qeverie, mbetet edhe fakti se, gjithçka ashtu si edhe boshatisja dhe shitja në destinacione të padukshme e armatimeve dhe municioneve, është kryer ndoshta edhe groposja e kontejnerëve me lëndë dhe mbetje kimike. Gjithçka e kryer në konspiracion të plotë, gjithçka e kryer nën një terr informativ, duke lënë pas hije të forta dyshimi për abuzime ligjore dhe financiare, të ministrave të një qeverie të mbuluar me hije të forta koprruptive. Një tjetër burim i sigurt tha se “edhe mbyllja e galerive të disa minierave në Përrenjas, mbetet një tjetër shteg abuzimi nga ku mund të jenë groposur mbetjet e rrezikshme kimike të ardhura nga Italia nëpërmjet Portit të Durrësit. Një burim nga Komanda e Elbasanit tha se “dy patrullat tona kanë shoqëruar para disa kohësh një karvan me ngarkesë të panjohur e cila vinte nga Durrësi, por se çfarë ishte dhe çfarë kishte brenda tyre nuk e mësuam asnjëherë, gjithçka është kryer natën, nën masa të rrepta sigurie”. Duket se gjithçka është e mbuluar me mister, ashtu siç janë mbuluar me mister edhe vetë tunelet e ushtrisë në malet e zonave malore të Elbasanit dhe Librazhdit. 

Lajmi i zi, i dhënë nga mediat e huaja
Zhdukja në Shqipëri e 1300 kontejnerëve me lëndë kimike, është bërë lajm kryesor edhe në mediat greke. Pas agjencisë “Lifo”, ka qenë CNN që ka shkruar për këtë lajm të zi për gjithë shqiptarët, dhe vendin e tyre. CNN në gjuhën greke u shpreh se “në Shqipëri kanë nisur hetimet në lidhje me zhdukjen e kontejnerëve, duke qenë fillimisht Prokuroria e Durrësit që ka nisur verifikimet për këtë ngjarje, shkruan CNN. Duke cituar median italiane, CNN grek tha se “kontejnerët me mbetje të rrezikshme ishin nisur për në Maqedoni, por kurrë nuk kanë mbërritur atje, pasi janë disa qytete ku dyshohet se janë zhdukur lëndët kimike. Artikulli i “Pianeta Italia”, i publikuar pak ditë më parë pretendon se 1300 kontejnerë me mbetje kanë hyrë nga Porti i Durrësit, gjë e cila pritet të sqarohet nga vetë ky autoritetet nëse ka ndodhur ky shkarkim mbetjesh në port apo jo. Megjithatë pretendimet dhe pikëpyetjet e këtij artikulli pritet të marrin edhe një përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Durrësit. Edhe gazeta greke “Proto Thema” i kushton një reportazh çështjes së 1.300 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme, që janë futur në Shqipëri nga Italia, por që deri tani askush nuk di, se ku kanë … humbur gjurmët e mijëra ton mbetjeve të rrezikshme. Ndërsa gazeta “Proto Themas”, shkruan se “përgjegjësia është e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama”. Kjo gazetë i referohet edhe ligjit të plehrave që votoi qeveria e Ramës, por që ky ligj u rikthye nga Presidenti i Shqipërisë dhe, se akoma Parlamenti shqiptar nuk e ka rivotuar, pasi partia e LSI dhe Ilir Meta, që janë në koalicionin qeverisës me Edi Ramën, janë kundër importimit të plehrave në Shqipëri. Kurse gazeta italiane “Roma” thekson se mbetjet e rrezikshme nuk arritën kurrë në Maqedoni, dhe arriti në përfundim edhe kërkimet për të gjetur, se ku janë groposur këto mbetje të rrezikshme. Gazeta italiane në fjalë, duke iu referuar shërbimeve Antimafie në Kalabri, thekson se kjo çështje i përket organizatave mafioze italiane.
Sigal