Johnson dha dorëheqjen, nisin përgatitjet, ja tetë emrat që mund ta zëvendësojnë

123
Sigal

Kryeministri Boris Johnson njoftoi dorëheqjen gjatë ditës së sotme, ndërsa menjëherë ka filluar gara për udhëheqësin e Partisë Konservatore dhe Britanisë.

Sipas Sky News, janë tetë kandidatët që kanë më shumë mundësi për të marrë postin.

Ben Wallace- Më i preferuari

Në sondazhin e fundit të YouGov, Ben Wallace është kandidati kryesor në betejën për liderin dhe kryeministrin e ardhshëm mes anëtarëve të partisë Konservatore. Ministri i Mbrojtjes është favoriti për të zëvendësuar Boris Johnson.

dërsa sondazhi – i kryer të mërkurën dhe të enjten sugjeron se Wallace (13) është vetëm një pikë përpara Penny Mordot (12) dhe vetëm tre përpara Rishi Sunak (10), ai po del si ‘fituesi i qartë’ nëse do të ishte në një duel “kokë më kokë” me pretendentët e tjerë.

Wallace po merr një epërsi serioze ndaj kandidatëve të tjerë, siç raporton YouGov:

Wallace vs Sunak: 51% vs 30%

Wallace vs Truss: 48% vs 29%

Wallace vs Mordot: 48% vs 26%

Wallace vs Hunt: 58% vs 22%

Ai ka fituar lavdërime për menaxhimin e krizës në Ukrainë dhe vazhdon të jetë një zë kyç në përgjigjen e Britanisë së Madhe ndaj pushtimit rus. Roli i tij në mbikëqyrjen e evakuimit të refugjatëve dhe shtetasve britanikë nga Afganistani u prit gjithashtu mirë.

Wallace gjithashtu ka lidhje të forta me Skocinë. Kjo mund të jetë e favorshme, nëse qeveria përballet me thirrje të vazhdueshme për një referendum të dytë mbi pavarësinë skoceze.

Rishi Sunak

Deri në muajt e fundit, Rishi Sunak, djali i emigrantëve indianë i arsimuar në Oksford, shihej nga shumë deputetë konservatorë si kryesuesi në garën për të zëvëndësuar Johnson.

Sajid Javid shërbeu pothuajse të gjitha postet e larta të kabinetit. Ai ishte së fundmi ministër i shëndetësisë, por ka shërbyer si kancelar dhe në ministritë e Brendshme, të strehimit, të biznesit dhe të kulturës.

Djali i një shofer autobusi pakistanez, një emigrant, i cili jetonte sipër një dyqani në Bristol dhe u bë bankier dhe më pas politikan. Mbështetja e tij për fushatën Remain në referendumin e Brexit dhe mbështetja për masat e Planit B për COVID mund të shtyjë disa deputetë konservatorë që ta mbështesin atë, por ai është një kandidat i rëndësishëm në garën e lidershipit, raporton abcnews.al.

Priti Patel

Priti Patel ishte një mbështetëse e madhe e Boris Johnson në 2019. Popullariteti i saj në mesin e krahut të djathtë të partisë parlamentare do të thotë që kandidatura e saj nuk duhet të përjashtohet, por pyetjet rreth trajtimit të krizës së fundit të migracionit ka gjasa të kenë ulur shanset e saj.

Dominic Raab
Dominic Raab mori detyrën si kryeministër kur Boris Johnson u prek nga COVID në pranverën e vitit 2020. Sipas mediave britanike, konservatorët kërkojnë që të marrë detyrën një kryeministër në detyrë, me arsyetimin se ai do të rikthejë të gjithë ata që kanë dhënë dorëheqjen dhe qeveria do të vazhdojë punën deri në tetor.

Nëse kjo ndodh, politikani jo aq i popullarizuar mund të fitojë një avantazh të rëndësishëm.

Michael Gove
Ai aktualisht shërben si Ministër për Strehimin dhe Komunitetet. Michael Gove do të ishte një nga kandidatët më me përvojë nëse ai zgjedh të hyjë në betejën e lidershipit.