Zjarr në Fier, rrezikohen antenat televizive dhe celulare në Peshtan të Madh

140
Sigal

Një sipërfaqe toke me ullishte dhe pisha disa vjeçare është përfshirë nga zjarri në kodrat e Peshtanit të Madh në Fier.

Zjarri ka rënë dhe pranë varrezave të vjetra të fshatit. Nga zjarri rrezikohen antenat televizive dhe celulare që ndodhen në kodrën e Likovunit në Peshtan të Madh.

Në vendngjarje policia dhe zjarrfikësja po lufton të shuajë flakët. Përhapja e flakëve ndihmohet edhe nga era e fortë.

Zjarrfikësit po luftojnë me mjete rrethanore sepse terreni shumë i thyer. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorët e zonave përreth.