Ja liderët botërorë të përfshirë në skandalin “Panama Papers”

526
“Panama Papers” po trondit mbarë botën. Dokumente të publikuara në një rrjet për 214 mijë kompani që kanë fshehur paratë e tyre në të ashtuquajturat parajsa fiskale është kthyer temë dite. Dosja në tërësi përmban 11.5 milionë nëndosje sekrete, për një total prej 2.6 terabyte, e – mail, PDF dhe “file” që mbulojnë një periudhë nga viti 1970 deri në pranëverën e 2016-s, percjell Albeu.com. 
Dokumentet japin informacione mbi liderë dhe ish-liderë të shteteve më të fuqishme të botës, si dhe yje të sportit dhe artit që kanë pastruar para, kanë shmangur taksat dhe kanë evituar sanksionet. Mes VIP-ave të politikës figurojnë edhe familjarë të tyre si kunati i presidentit kinez Xi Jinping, një mik i ngushtë të presidentit rus Putin dhe babai i kryeministrit britanik, Ian Cameron. 
Nuk mungojnë edhe mbreti saudit Salman, presidenti argjentinas Mauricio Macri dhe presidenti azer Aliyev. Ndërkohë, kompania ligjore panameze që ka ndihmuar subjektet në fjalë për të fshehur pasuritë e tyre, “Mossack Fonseca” ka deklaruar se, hetimi mbi pasuritë e fshehura të më të mëdhenjve të botës është një krim dhe një veprim pirat kundër Panamasë, “pasi shumë vende nuk pëlqejnë faktin se ne jemi të aftë për të tërhequr sipërmarrjet”, ka deklaruar Ramon Fonseca Mora, drejtues i studios ligjore.
Sigal