Prokuroria kërkon 152 vite burg për 9 imamët e vetëshpallur

495
Procesi gjyqësor ndaj të ashtuquajturve “grupi i xhihadistëve” ka shkuar drejt fundit. Sot, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Prokuroria ka dhënë pretencën e saj për 9 të pandehurit, duke kërkuar gjithsej, 152 vite burg. Bëhet e ditur se Prokuroria kërkon dënimin me nga 20 vjet burg për Gerti Pashjan, Genci Ballën dhe Bujar Hysën. Dënimi me 17 vjet burg kërkohet për Zeqir Ymerin, ndërsa me nga 15 vjet burg kërkohet dënimi i të akuzuarve Orion Reçi, Fadil Muslimani, Astrit Tola, Edmond Balla, dhe Verdi Morava. Mësohet se gjatë kësaj seance, Fadil Muslimani të ketë thënë: “Xhihadi nuk është krim”.
Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë, dhe shlyerja e saj të nisë që ditën e arrestimit. Në seancën e radhës, Gjykata do të japë vendimin për dënimin përfundimtar.
Sigal