Italia në referendum për uljen e numrit të deputetëve

250
Sigal

Italianët po u drejtohen qendrave të votimit për një referendum kushtetues mbi uljen e numrit të deputetëve të parlamentit dhe zgjedhjet lokale që pritet të favorizojnë bllokun e opozitës kombëtare të krahut të djathtë.

Votimi do të zhvillohet sot dhe nesër. Rezultatet priten gjatë të hënës pasdite.

Rreth 51,6 milionë italianë kanë të drejtë të votojnë në referendumin për uljen e numrit të ligjvënësve në dy dhomat e parlamentit me afërsisht një të tretën.

Dhoma e Deputetëve do të shkojë nga 630 ligjvënës në 400 dhe Senati nga 315 në 200.

Asnjë pjesëmarrje minimale nuk është e nevojshme që votimi të jetë i vlefshëm, mes pritjeve që reforma të miratohet.

Në procesin e votimit të gjithë duhet të jenë me maskë kundër COVID-19.