Itali/ Vëllai vr.et vëllanë 4 vite më të vogël, më pas i jep fund edhe jetës së tij

38
Sigal

Në Verona, dy vëllezërit e moshës 28 dhe 24 vjeç, Patrizio dhe Edoardo Baltieri, u gjetën të vdekur në banesë, me plagë me armë zjarri.

Zbulimi është bërë nga babai, i cili është kthyer në shtëpi mbrëmjen e së shtunës. Hipoteza është se fillimisht njëri prej tyre ka qëlluar tjetrin, dhe më pas edhe veten.

Trupi i 24-vjeçarit ndodhej në dhomën e ndenjes së shtëpisë, i vëllait në dhomën e tij, pranë një arme, të mbajtur ligjërisht nga familja. Njësia e lëvizshme e Komisariatit të Policisë po heton rastin.

Sipas hipotezave më të besueshme, raportojnë gazetat lokale, Patrizio qëlloi vëllain e tij më të vogël pas një debati dhe më pas vrau veten.

Hetuesit kanë dëgjuar dëshmitarë, të njohur të dy të rinjve dhe fqinjë për të zbardhur shkaqet e tragjedisë.

Një grua që banon në pallat ka raportuar se ka dëgjuar tre të shtëna pak më vonë rreth orës 19.00. Ndoshta në atë kohë daton vdekja e dy vëllezërve, për të cilët pritet të kryhet dhe autopsia.