Itali/ Trafik droge dhe prostitucion, shkatërrohen dy banda shqiptare

464
Sigal

Shkatërrohen dy banda shqiptare në Modena, që sipas autoriteteve të vendit fqinj fitonin mbi 180 mijë euro në muaj nga biznesi i paligjshëm i prostitucionit dhe drogës.

Nga operacioni ku morën pjesë mbi 50 forca policie janë arrestuar dy anëtarë të bandës dhe në mesditë pritet një konferencë për mediat për të dhënë më shumë detaje.

Nga hetimet rezultoi se shqiptarët shfrytëzonin për prostitucion 20 vajza nga Europa Lindore, ndërsa shpërndanin edhe lëndë narkotike.

Grupet shqiptare ishin në rivalitet në fortë, ndërsa një vit më parë u regjistrua edhe një përplasje me armë zjarri mes tyre.