Itali/ Shkatërrohen dy grupe trafiku, mes tyre dhe shqiptarë

396
Zonat veriore të Breshias, Bergamos, Ferrarës dhe Milanos qenë në qendër të një operacioni të gjerë antidrogë të zhvilluar në Itali, që përfundoi me arrestimin e 19 persaonave dhe shkatërrimin e dy organizavate kriminale. Njëra ishte italo-shqiptare, ndërsa tjetra me anëtarë dhe drejtues të gjithë shtetas shqiptarë me banim në Itali. Gjithësej u sekuestruan 40 kilogramë kokainë dhe 22 kilogramë marijuhanë; një sasi lëndësh narkotike që kap një vlerë prej rreth 4 milionë eurosh. Gjatë kontrolleve u kapën edhe dy pistoleta e një sërë pajisjesh të nevojshme për përgatijen e dozave dhe përzierjen e lëndëve narkotike.
Sigal