Itali, policia arreston 48 anëtarë të organizatës mafioze “Ndrangheta”

463
Dyzet e tetë persona pjesë e organizatës mafioze kalabreze “‘Ndrangheta” janë arrestuar sot, njoftoi prokurori antimafia, Franco Roberti, gjatë një konference shtypi. Të akuzuar për trafik droge dhe armësh, të 48-të anëtarët e dy klaneve të “Ndrangheta-s” janë përfshirë gjithashtu në tregtimin e paligjshëm të luleve në Holandë dhe në shitjen e markës së vjedhur të çokollatës “Lindt”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Amsterdamit, policia italiane zbuloi lidhjet e shumta të njërit prej dy klaneve në Holandë kryesisht në tregtinë e luleve. “Ky operacion vuri në dukje se familjet e ‘Ndrangheta’-s kanë gjithmonë mjete në planin financiar dhe njerëzor që të pasurohen edhe jashtë territorit të tyre të vendit origjinë”, nënvizoi Prestipino.
Sigal