Itali/ Përleshje e ashpër në burg, shqiptarët bëjnë për spital policë e të burgosur

313
Sigal

Të premten pasdite janë shënuar momente tensioni në burgun e Santa Maria Maggiore. Në katin e dytë, në sektorin e majtë, filloi një përleshje e dhunshme midis disa të burgosurve shqiptarë dhe të tjerëve nga Tunizia. Stafi i burgut ndërhyri për t’i dhënë fund episodit të dhunës, por nuk ishte e lehtë. Pasojat më të rënda i pësoi një i paraburgosur tunizian, i shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, me sa duket me një shpretkë që ishte shtypur. Operacioni ishte i nevojshëm për të, por dhe të burgosurit e tjerë pësuan lëndime të vogla.