Protesta e pazakontë/ Punëtoret e sek*it në Hamburg kundër mbylljes së bordellove gjatë pandemisë

49

Një protestë e pazakontë është shënuar në Hamburg të Gjermanisë, ku punëtoret e sek*it kanë kërkuar që bordellot të mos mbyllen në periudhë të pandemisë.

Punëtoret e sek*it, në vendet në Gjermani ku lejohet prostituimi kanë thënë se ata “nuk përbëjnë rrezik për përhapje të Covid-19”, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

“Profesioni më i vjetër në botë ka nevojë për ndihmën tuaj”, thuhej në një pankartë të mbajtur nga punëtoret e sek*it në qytetin gjerman. Bordelloja në Herbertstrasse është mbyllur që nga muaji mars dhe rebelimet e para të punëtoreve të seksit kanë nisur.

Shoqata e Punonjësve të Sek*it, e cila organizoi protestën, thotë se mbyllja e vazhdueshme e ambienteve të licencuara po detyron disa prostituta të prostituojnë në rrugë, gjë që është e paligjshme dhe e rrezikshme për shëndetin.

“Prostitucioni nuk mbart një rrezik më të madh të infeksionit sesa shërbimet e tjera që kanë të bëjnë me trupin, siç janë masazhet, kozmetika apo edhe sportet e vallëzimit ose kontaktit”, tha shoqata në një deklaratë. “Higjiena është pjesë e biznesit në prostitucion”, theksohet më tej në deklaratë.