Arrestohet një tjetër i dyshuar për sulmet e Parisit, po largohej drejt Sirisë

479
Policia franceze ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili besohet se ka lidhje me sulmet e 13 nëntorit në Paris.
I riu kishte planifikuar të largohej drejt Sirisë teksa forcat e sigurisë vijojnë operacionet dhe hetimet masive në të gjithë vendin.
Sakaq në veri të vendit janë vënë në pranga edhe dy të tjerë, të cilët dyshohet se kanë furnizuar me armë grupin terrorist që kreu sulmet e ndyshme nëpër Paris.
Gjashtë gjyqtarët të anti terrorizmit po mbikqyrin hetimet, një numër i paparë ndonjeherë ky më historinë moderne të Francës.
Sakaq autoritet franceze kanë marrë sot në pyetje dy të dyshuar të tjerë në lidhje me sulmet e janarit në revistën satirike franceze Sharli Hebdo dhe në supermarketin hebre.
Që pas vdekjes së 130 personave, në kryeqytetin farncez janë kryer 2700 bastisje dhe si rezultat 360 persona janë vënë në arrest shtëpiak në të gjithë Francën.
Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve tha se total janë arrestuar 334 vetë, prej të cilëve 287 janë mbajtur për tu marrë në pyetje dhe se mbi 400 armë janë konfiskuar gjatë operacioneve.
Sipas tij, rreth 1 800 qytetarë francezë rezultojnë të lidhur me rrjetet xhihadiste, përfshirë më shumë se 600 të tjerë që aktualisht ndodhen në Siri dhe Irak, kurse 144 kanë vdekur gjatë luftës për xhihad. Ai tha se 250 janë kthyer Francë, ndërsa rreth 500 kanë qëllim të kthehen.
Sigal