Itali, gjendje e jashtëzakonshme në Emilia Romagna për shkak të motit të keq, dy persona rezultojnë të zhdukur

Dy persona janë zhdukur në rajonin Baniacavalo të Emilia Romagna, për shkak të motit të keq, siç njoftoi ministri italian i Infrastrukturës, Galeaccio Bignami.

“Kreu i shërbimit të mbrojtjes civile tha se dy persona janë zhdukur në Baniakavalo pasi çatia e strehës së tyre u shemb”, tha ai në një konferencë për shtyp mbi gjendjen e jashtëzakonshme në zonë. Zjarrfikësit po përpiqen t’i lokalizojnë dhe ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumetsi tha se “të gjithë shpresojnë që ky të jetë vetëm një alarm i përkohshëm dhe të gjenden të gjallë”.

NOA

 

 

Më parë, shërbimet e shpëtimit evakuuan rreth 1,000 njerëz nga zona e rrezikut në Emilia Romagna. Operacionet e shpëtimit prekën kryesisht popullsinë e provincave të Ravenës dhe të zonës së Bolonjës. Sipas shërbimit zjarrfikës të vendit, në 24 orët e fundit ekipet e shpëtimit kanë kryer mbi 500 operacione në zonë.