Ishte ulur keq, diktatori ekzekuton edhe ministrin e Arsimit

539
Një tjetër zyrtar i lartë është ekzekutuar në Korenë e Veriut. Radha i kishte ardhur ministrit të Arsimit, Kim Yong-Jin, 63 vjeç. Ai u qëllua për vdekje me urdhër të diktatorit Kim Jon Un. Sipas gazetës koreano-veriore JoongAng Daily, ministri u ekzekutua pasi ishte ulur keq gjatë një takimi në Asamblenë Supreme të Popullit. Por përveç kësaj ai u ekzekutua edhe për idetë e tij antirevolucionare. Disa ditë më parë diktatori korean ekzekutoi edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë.
Sigal