Ish boksieri i njohur do të paguajë për funeralin e George Floyd

282
Sigal

Ish boksieri Floyd Mayweather do të paguajë për funeralin e George Floyd i vrarë nga një polic në Minneapolis më 25 maj, zbuloi Leonard Ellerbe president i ‘Mayweather Promotions’.

‘Ai do jetë shumë i zëmruar me mua pasi e bëra publike’ është shprehur Ellerbe.

Funerali i Floyd do të mbahet të martën 9 qershor në Houston, qyteti i tij i lindjes.

Mayweather ka folur me familjen e të ndjerit të cilët pranuan ofertën e tij duke marrë një çek afërsisht (80.000 euro) nga ish boksieri.

Ai gjithashtu do të mbulojë shpenzimet për dy ngjarje përkujtimore të planifikuara të enjten në Minesota dhe të shtunën në Karolinën e Veriut.

Image