Nuk po gjen qetësi Kadastra e Vlorës!

330
Sigal

Ergys Alushi

Iku dhe një tjetër drejtues i Kadastrës (Hipotekë+Legalizim) së Vlorës! Vetëm 3 ditë në detyrë dhe Ikën Viola Hima, vjen Jurgen Pilkapi, ky i fundit ka mbajtur postin e këshilltarit për teknologjinë dhe inovacionin në ministrinë e Drejtësisë. 11 drejtues të larguar nga ky institucion që nga viti 2013! Nga këta 11 drejtues, 6 prej tyre janë ndryshuar nga shtatori 2019 deri në maj 2020, pra për 8 muaj! Të dorëhequr dhe të shkarkuar! Shifra për rekord! Çfarë po ndodh me Kadastrën e Vlorës që ikin e vijnë kaq shumë drejtues? Kush është drejtuesi i radhës, dhe sa do të qëndrojë në detyrë? Burimet nga Kadastra bejne me dije se shkaku i situatës së krijuar është një pronë në bregdetin e Himarës, e cila pretendohet nga dy grupe të fuqishme, me lidhje të forta me pushtetarë të lartë në Tiranë!