Çdo luftëtar i mbetur i ashtuquajturit Shtet Islamik do të vdesë në Irak. Kështu ka deklaruar i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për koordinimin e ofensivës në Mosul, Brett McGurk.
Deklarata e zyrtarit të lartë amerikan në koalicionin kundër Shtetit Islamik vjen pasi forcat irakiane mbyllën rrugën e fundit jashtë qytetit, duke bllokuar brenda saj ekstremistët islamikë.
Pas takimit me ministrin e Mbrojtes së Irakut, Erfan al-Hiyali McGurk u shpreh:
“Shteti Islamik është bllokuar. Ata nuk do të dalin gjallë prej andej. Ushtria irakiane ka rrethuar të gjithë Mosulin dhe ka nën kontroll edhe rrugën e fundit në dalje të tij. Me mbështetjen e SHBA-së, trupat e Bagdadit po hyjnë më në thellësi të qytetit të dytë më të madh të vendit për të marrë pozicionet që ende janë në duart e ekstremistëve”
Ndërkohë general major Maan al-Saadi, drejtues i forcave elitë të Irakut tha se më shumë se një e treta e Mosulit perëndimor ndodhet në duart e qeverisë. Ai shtoi se kjo beteje do të jetë me e thejshtë se aja në lindje, e cila mori 100 ditë kohë nga tetori në janar.
Qyteti i Mosulit, i dyti më i madh në vend mbahet nga xhihadistët që prej vitit 2014. Aktualisht mendohet se në zonat e kontrolluara nga ektremistët janë të bllokuar më shumë se 600 mijë civile. Një ditë më parë në afërsi të Mosulit u gjet një varrezë masive e cila mbante eshtrat e qindra civilëve të burgopsur të ekzekutuar nga militantët e IS në kohën kur kontrollonin zonën.