Liderët europianë duhet të shtyjnë vendimin për Brexit

524
Liderët evropianë duhet ta shtyjnë vendimin për në muajin tetor, në të cilin duhet të vendosin nëse bisedimet për Brexit janë zhvilluar mjaftueshëm për të kaluar në negociatat për tregti, është bërë e ditur përmes një draft rezolute nga Parlamenti Evropian, raporton AFP.

Pa “një arritje të madhe”, liderët duhet të shtyjnë vlerësimin, për të cilin do të diskutohet në muajin e ardhshëm gjatë një samiti, është thënë përmes rezolutës, të cilin do ta votojnë anëtarët e Parlamentit Evropian gjatë javës së ardhshme në Strasburg.

Negociatorët nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian do ta përfundojnë të enjten raundin e katërt të negociatave në Bruksel.

Sipas rezolutës thuhet se Parlamenti Evropian” vlerëson se gjatë raundit të katërt të bisedimeve nuk është arritur përparim i mjaftueshëm për të drejtat e qytetarëve, çështjen e Irlandës dhe Irlandës Veriore, dhe obligimeve financiare Mbretërisë së Bashkuar”.

Anëtarët e Parlamentit Evropian duhet të vendosin për një marrëveshje për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian deri në vitin 2019.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili përfaqëson vendet anëtare të BE-së, ka thënë pas takimit me kryeministren britanike Theresa May në Londër se “nuk është arritur përparim i mjaftueshëm” deri më tash.
Sigal