I jepte vajzës gji teksa ngrinte mocion në Parlament

455
Një senatore në Australi ngriti një mocion në Parlamentin federal australian, ndërsa ushqente me gji vajzën e saj 14 muajshe.

Ajo prezantoi mocionin të enjten, ndërsa përfaqëson të Gjelbrit nga Queenslandi. Mocioni ka të bëjë me sëmundjen e mushkërive të zeza që prek zakonisht minatorët. Kishte edhe nga ata që nuk e pëlqyen aktin e saj, duke shprehur fjalë fyese.

Vendimi i senatores për të ushqyer me gji vajzën në Parlament gjithashtu i shkaktoi mesazhe të panumërta përkrahjeje dhe lavdërimi për guximin e treguar.

“Vazhdoni të bëni atë që po bëni – sfidoni stereotipet dhe udhëhiqni me shembull. Ndryshimi është shumë i rrallë – unë jam krenar për ju “, tha një grua.

Sigal