I fshehu paratë brenda një buke, shqiptarit i sekuestrohen 40,440 paund

100
Sigal

Një shqiptar u përpoq të fshihte 20,000 paund në baguetë, të mbështjella me fletë alumini. Sipas mediave të huaja, Valentin Gjoni, 54 vjeç, nga Chessington në Londrën e Madhe ishte në një makinë me dy persona të tjerë, të ndaluar nga oficerët e Forcave Kufitare në tetor 2020 duke udhëtuar jashtë Mbretërisë së Bashkuar përmes terminalit të Eurotunnelit në Folkestone.

Ai u tha oficerëve se po udhëtonin për në Itali dhe më pas në Shqipëri dhe se nuk kishte para në automjet, por pas një kontrolli, ata gjetën më shumë se 20,000 paund të mbështjellë brenda “baguette”.

Policia e Kentit u njoftua dhe paratë u sekuestruan sipas ligjit për të ardhurat e përfituara nga krimi. Në total plot 40,440 paund iu sekuestruan Gjonit nga Policia e Kentit, përveç kësaj ai nuk u dënua për ndonjë vepër penale.