Haradinaj nga Franca: Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë bërë kukulla të Serbisë

512
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin dhe presidentin për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Haradinaj ka thënë se kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi, janë shndërruar në kukulla të Serbisë.
“Përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se vazhdimi i dialogut me Serbinë pa kushte, është në kundërshtim me dëshirën e popullit.
Ky është statusi i plotë i Ramush Haradinajt:
Përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave.
Që të ulësh në një tavolinë bisedimesh me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd.
Të pranosh të ulesh e të dialogosh me Serbinë, në këto rrethana e në kohën e një kundërshtimi kaq të madh popullor kundër një dialogu pa kushte, do të thotë të mos e përfaqësosh popullin.
Ndërkaq sa i përket deklarimeve të prokurorëve e të politikanëve serbë për rastin tim, i porosis të gjithë ata, se kryeqyteti im nuk është Beogradi! , transmeton 
Sigal