Shkarkimi i Roshit, ende asnjë datë për Bashkinë e Kavajës

691
Kur kanë kaluar më shumë se 25 ditë nga firmosja e shkarkimit të Elvis Roshit nga ana e kryeministrit Edi Rama, presidenti Bujar Nishani ende nuk ka shpallur asnjë datë për zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Kavajës.
Referuar Kodit Zgjedhor, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. 
Por në rast se vendimi i Këshillit të Ministrave ankimohet, siç ka ndodhur në rastin e Roshit, atëherë presidenti duhet të presë detyrimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ende nuk ka caktuar një datë për zhvillimin e seancës.
Sigal