Lajme të këqija nga Londra/ Mes viktimave të COVID-19 edhe 3 shqiptarë

68

Lajme të këqija vijnë nga Britania e Madhe.

Teksa ishulli po përballet me një valë të fortë goditëse të Koronavirusit, ku deri tani numërohen zyrtarisht 4934 të vdekur, mes tyre nuk mungojnë as shqiptarët.

Sipas asaj që raporton gazetari shqiptar në Londër, Petrit Kuçana, mes viktimave 3 janë shqiptarë.

“Në Britani numri i viktimave nga Coronavirus ka shkuar në 4934 prej të cilëve 3 janë shqiptarë”, shkruan Kuçana në një postim të tijin në Facebook.

Image