Hapen dyqanet, shkollat dhe parukeritë! Ja dy shtetet që iu rikthyen jetës normale

334
Sigal

Dy vendet me ekonomi të zhvilluar si janë Zvicra dhe Norvegjia po i rikthehen jetës normale. Daily Mail shkruan se Zvicra po ndjek hapat e Gjermaninë dhe Austrinë, pasi po hap dyqanet, qendrat tregtare dhe kopshtet.

Mësohet se janë lejuar që të zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe klinikat mjekësore private, dentistët, parukeritë, qendra e masazheve, sallonet e bukurisë.  Gjithashtu edhe spitalet po kryejnë tërë gamën e tyre të procedurave, përfshirë operacionet jo-urgjente.

Nëse situata paraqitet e qetë në vijim autoritetet do të hapin edhe shkollat më 11 maj Ndërsa, muzetë, universitetet, kopshtet zoologjike dhe bibliotekat janë planifikuar të rihapen në 8 qershor.

Autoritetet zvicerane thonë se do të shpërndahen një milion maska, por nuk është e detyrueshme që t’i veshësh ato. Ushtarët zviceranë do të vendosen në rrugët  e qyteteve  për të shpërndarë maska.

E njëjta situatë është edhe në Norvegji. Përveç hapjes së një sërë biznesesh, nxënësit e moshës nga  gjashtë deri në dhjetë vjeç janë ulur në tavolinat e shkollës, pas disa javësh mësimi online.