Shtyhet data e shpalljes së fituesve për Llotarinë Amerikane, ja deri kur

353
Sigal

Ndërsa qytetarët shqiptarë janë duke pritur me padurim shpalljen e fituesve të Lotarisë Amerikane, për të cilën aplikuan në nëntor të vitit 2019, mësohet se Departamenti i Shtetit e ka shtyrë për në 6 qershor, ditën e dhënies së përgjigjeve.

Njoftimi i parë bëhet nga Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila sot ka deklaruar se: “Departamenti po shtyn hapjen e Kontrollit të Statusit të Hyrjes për aplikantët DV-2021 nga data 5 maj deri më 6 qershor 2020. Hapja e vonuar nuk do të ndikojë negativisht në aftësinë tonë për të proçeduar dhe planifikuar DV-2021 Intervistat, të cilat janë planifikuar të fillojnë më 1 tetor 2020. https://xk.usembassy.gov/visas/immigrant-visas/diversity-visa/”

Po njesoj, në faqen ku çdo aplikant kërkon të mësojë përgjigjen për veten e tij, jepet data 6 qershor 2020 si data për kontrollin e Statusit të Hyrjes.