Haiti – Autobusi merr përpara turmën me njerëz, 34 të vdekur

334
Të paktën 34 persona kanë humbur jetën në Haiti pasi një autobusi goditi një grup të madh njerëzish.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin haitian të Gonaives, duke lënë të vdekur të paktën 34 njerëz dhe duke plagosur 15 të tjerë, sipas njoftimeve të para.

Incidenti ndodhi rreth 150 kilometra në veri të kryeqytetit Port-au-Prince, në orët e para të mëngjesit të së dielës, raporton AFP.

Automjeti fillimisht ka goditur dy këmbësorë para se të godiste një grup më të madh të njerëzve, sipas policisë lokale.

Shërbimet emergjente kanë transferuar të plagosurit në një spital lokal në Gonaives, ndërsa policia është duke marrë në pyetje dëshmitarët në vendin e ngjarjes.
Sigal