FOTO/ Kina teston me sukses avionin amfib më të madh në botë

621
I prodhuar në Kinë me përmasat e një “Boeing 747”, por i pajisur me 4 motorë turbo, avioni që mund të mbajë 50 persona në bord e të qëndrojë në ajër për 12 orë, u ngrit nga Aeroporti i Zhuhait, në provincën jugore Guangdong.
Mjeti i veçantë fluturues mund të përdoret në operacione zjarrfikëse e ato të shpëtimit në det, por ai ka dhe kapacitet ushtarak, e kështu mund të hyjë në lojë edhe në rast konflikti në rajonin e shumëdiskutuar të Kinës Jugore.
Agjencia shtetërore kineze “Xinhua” e përshkroi si “shpirtin e mbrojtjes së detit, ishujve dhe barrierave koralore të vendit”.
Avioni amfib mund të ngrihet në fluturim si nga toka, ashtu edhe nga deti. U deshën plot 8 vite që të finalizohej prodhimi i “AG600 Kunlong”. Ai mund të ngrejë pesha deri në 53 tonë dhe ka një shtrirje krahësh prej 38.8 metrash.
Sigal