Familja Meta dërgon urimin e Krishtlindjeve: Shpresa për jetën të mos humbasë kurrë!

501
Presidenti Ilir Meta u ka drejtuar një mesazh urimi të gjithë besimtarëve të krishterë dhe ortodoksë që festojnë sot Krishtlindjet.
Kreu i shtetit në urimin e tij jep mesazhin e qartë për lumturi e qetësi, harmoni e mirëkuptim, ndërsa ka zgjedhur një foto të tijën me familjen, të njëjtën që publikoi pak më parë edhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, njëherësh kryetarja e LSI.
MESAZHI I METËS
Të dashur miq,
Në këtë Ditë të Bekuar, unë dhe familja ime duam t’ju shprehim urimet më të mira e të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!
Kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera hyjnore dhe njerëzore, uroj të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, të sjellë begati sociale dhe përparim të njerëzimit.
Të përpiqemi në këtë ditë të shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët për t’u dhënë shpresë dhe besim.
Gëzuar nga mot Krishtlindjen!


Sigal