Greqia shpërthen në protesta, anarkistët pro dhe kundër përleshen me policinë

500
ensionohet situata vetëm pak orë para mbajtjes së referendumit, teksa qindra anarkistë kanë vërshuar dje në mbrëmje në rrugët e Athinës duke protestuar para zyrave të BE-së.
Policia greke është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të mbajtur protestuesit larg zyrave të Bashkimit Europian.
Sipas policisë protestuesit janë përfaqësues të ekstremit të majtë. Protestuesit madje kanë hipur në ballkonin e zyrave të BE, duke valëvitur edhe flamuj me mbishkrimin “Përpara njerëz”.
Ndërsa dhjetëra të tjerë u mblodhën jashtë godinave të BE-së në Ahtinë.
Demostruesit kanë kërkesa të qarta, në përpjekje për ti bërë thirrje popullit grek të votojë “JO” në referendumin e të dielës.
Të përditshmet greke shkruajnë se protesta e të enjtes në sheshin tashmë simbol të protestave, “Sintagma” u organizua nga nga radikalët e majtë “Antarsya” dhe nga partia komuniste greke.
Protesta nisi paqësore, por gjithçka u tensionua duke detyruar policinë të ndërhyjë, pas protestuesit u ngjitën në godinën e BE-së në Athinë.
Eurogrupi ka vendosur të rifillojë bisedimet me shtetin helen pas referendumit të së dielës por mbetet e vendosur në qëndrim, Greqia të shlyejë detyrimet ose të gjejë një zgjidhje tjetër, ku duket se opsioni më i mundshëm është dalja e Greqisë nga Zona Euro.
Sipas sondazheve të kësaj të premteje, më pak se 48 orë nga referendumi, tregojnë se populli grek po shfaq tendencën për të votuar “PO”, duke shfaqur hapur humbjen e besimit drejt qeverisë Tsipras.
Por sa do të mundet Tsipras, që sikurse në janar të fitojë zemrën e grekëve dhe votën e tyre? Kjo do të zbulohet të hënën e ardhshme.
Sigal