Drejtësia, Ibrahimi: Gjyqësori mbivendosje kompentencash

344
KORÇË- Diskutimi për reformën në drejtësi dhe sistemin gjyqësor pas Durrësit ka shkuar në Korçë. Forumi rajonal është mbajtur në univesitetin “Fan S. Noli” ku anëtarë të Komisionit të posaçëm dhe ekspertë të nivele të larta në drejtësi kanë dhënë sugjerimet për sistemin e drejtësisë dhe financimin e tij. 
Agnes Bernhard eksperte ndërkombëtare dhe bashkëkryetare e grupit të punës për Sistemin Gjyqësor dhe Financimin e Drejtësisë u shpreh se gjetja e zgjidhjeve për Shqipërinë duhet të jetë në përputhje me standardet e ndërkombëtarëve. 
“Kërkohen konsultime me qëllim gjithëpërfshirjen, pasi reforma ka disavantazhe dhe rreziqe në rrugën e saj. Kjo reformë kryesisht kërkon mbështetjen e qytetarëve dhe organizmave shtetërore. Sfida më e madhe në këtë nismë është financimi, sepse hapësira buxhetore e shtetit shqitpare për këtë sistemin e drejtësisë nuk ka lehtësira.”,-është shprehur ekspertja ndërkombëtare. 
Genti Ibrahimi bashkëkryetari i reformës ka theksuar se gjyqësori në Shqipëri nuk është gjithmonë e qartë se kush është përgjegjës e për çfarë. 
“Ka një shpërndarje të tepruar të përgjegjësive, ka mbivendosje në raport me kompetencat për inspektimin e gjykatave dhe gjyqtarëve. Përpjekjet e qeverisë për të ndarë kompetencat janë antikushtetuese. Nuk është fort e qartë së cfarë është inspektim i gjyqtarit dhe cfarë i gjykatës. Emërimi i gjyqtarëve të shkallës së lartë vë shpesh në loje presidentin ose prej kohësh ne nuk arrijmë të bëjmë emërime pa një debat politik”,- tha Ibrahimi.
Sipas bashkëkryetarit të reformës Gent Ibrahimi sot KLSH është i detyruar të emërojë me vlerësime të performancës të gjyqtarëve që në vitin 2006. “Gjyqtarët nuk paguhen aq sa duhet dhe kjo çështje duhet zgjidhur. Eficenca e gjyqësorit ka probleme me ndarjen e kompetencave mes gjykatave. Numri i gjyqtarëve është më i ulët se mesatarja europiane.”, shtoi Ibrahimi. 
Dokumenti Analitik i Sistemit të Drejtësisë është një përshkrim tërësor i mënyrës së organizimit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe i rezultateve që ka dhënë ky sistem që nga viti 1998.