Kafenetë dhe restorantet do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura

379
Sigal

Nesër do të rinis jeta në Shqipëri por jo e plotë. Qeveria ka bërë publike në e-Albania një listë të aktiviteteve të cilat do të rihapen nga kjo e hënë. Mes aktiviteteve që lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre janë: tregtia e veshjeve, ajo e mishit, peshkut, elektroshtëpiakeve, luleve, e të tjera aktivitete që nuk krijojnë grumbullime njerëzish.

Sipas listës së publikuar në e-Albania, do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura baret, restorantet, parukeritë, dhe shërbime të ngjashme që veprojnë përmes kontaktit të afërt të stafit me klientët, apo krijojnë grumbullime njerëzish.

Sipas një protokolli, në ato ambiente ku numri i punonjësve është i lartë kompanitë duhet të sigurojnë pajisen me maska dhe doreza të punonjësve, si dhe duhet të vendosin në ambientet e punës higjenizues dhe dezinfektant me mbi 60% alkool. Duhet respektuar distanca fizike ndërmjet punonjësve dhe duhet evituar çdo lloj kontakti fizik i panevojshëm.