Një 22-vjeçar shqiptar është mbytur në Greqi. Sipas mediave greke i riu shqiptar është mbytur në një liqen në Messenia mbrëmjen e së dielës.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i 22-vjeçarit por mësohet se ai ishte duke u larë në liqen me shokun e tij para se të zhdukej.
Menjëherë pasi humbi mes ujit në kërkim të 22-vjeçarit shkuan, një ekip zhytësish të cilët e gjetën të pajetë.