Londër, turizmi britanik parashikon një rekord të ri në 2017

730
Britania e Madhe mund të presë një rekord të ri turistësh të huaj në 2017, me rreth 40 milionë turistë të parashikuar nga agjencia kombëtare e turizmit që nxjerr në plan të parë pasojat e dobësimit të stërlinës angleze.
Kjo agjenci, VisitBritain, bën të ditur në një deklaratë se parashikon një rritje prej 6 për qind, me 39,7 milionë turistë të huaj në Britaninë e Madhe që priten të vizitojnë vendin këtë vit, shkruan atsh.

Për të arritur në këtë vlerësimin, agjencia u mbështet kryesisht në shifra pozitive të siguruara gjatë dhjetë muajve të parë të vitit, me një rritje prej 8 për qind të numrit të turistëve.
Shpenzimet e këtij kontigjenti turistësh pritet gjithashtu të shënojnë një rritje të konsiderueshme prej 14 për qind nga viti në vit me 25,7 miliardë stërlina për vitin 2017 (28,7 miliardë euro).
Sigal